LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Dmitry Medvedev jep dorëheqje

Qeveria e Dmitry Medvedev jep dorëheqje

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, pasi iu drejtua presidentit Vladimir Putin, ka bërë të ditur se po e braktis Qeverinë.

Para se ta kumtonte lajmin se qeveria ruse jep dorëheqje, Medvedev ishte takuar me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.


Pas këtij vendimi, Putin u ka propozuar ministrave të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa qeveria e re të zgjidhet.

Sipas kryeministrit rus, Putin gjatë një fjalimi drejtuar kombit ka bërë të ditur se janë të përkushtuar për ndryshime “fondamentale” kushtetuese.

“I nderuar president, të nderuar kolegë, të gjithë keni qenë dëshmitarë të porosisë që e ka dërguar Vladimir Putin, që tregojnë prioritetet tona dhe ndryshimet fondamentale kushtetuese të Federatës Ruse. Këto ndryshime kur të hyjnë në fuqi do të sjellin pushtet të barabartë për të gjithë. Ne si qeveri jemi të obliguar t’i mundësojmë presidentit të vendit tonë të ndërmarrë gjitha masat që i ka në dispozicion. Për këtë kemi marrë vendim si qeveri të japim dorëheqje”, thuhet në letrën e Medvedev. /Telegrafi/