Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kjo është një nga masakrat më të rënda të shtetit serb ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.
Veseli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka fajësuar ndërkombëtarët të cilët kanë qëndruar duarkryq ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për të ndëshkuar kriminelët e luftës.
Ai ka thënë se BE tani po tregohet indiferente ndaj përpjekjeve serbe për të rishikuar historinë për të mohuar përgjegjësinë mbi krimet e kryera ndaj qytetarëve në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Në shkrimin e bërë, Veseli ka thënë se Themelimi i Tribunalit Ndërkombëtar për ndëshkimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Përndryshe, siç ka thënë Veseli çdo përpjekje për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të drejtësisë dhe të vërtetës mund të konsiderohet thjesht një utopi.
“Ka zyrtarë evropianë që mendojnë se Kosova duhet të pranojë në heshtje pandëshkueshmërinë dhe mosvënien e drejtësisë për autorët e masakrave të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, si çmim për lirinë. Por, janë duke gabuar rëndë, sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen dhe paqja nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë”, ka shkruar Veseli.
Shkrimi i plotë:
“Ditëve tjera të vitit, njësoj do t’i përkujtojmë me dhimbje plagët tona kombëtare në Prekaz, Studime, Obri, Mejë, Verbovc e anekënd Kosovës, si pasojë e krimeve tjera masive, që ishin pjesë e projektit të shtetit serb për të shfarosur popullin shqiptar.
Por, sot përjetojmë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike që ka për krimet makabre. BE, jo vetëm që ka qëndruar duarkryq ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për të ndëshkuar kriminelët e luftës, por sot po tregohet indiferente edhe ndaj përpjekjeve serbe për ta rishkruar historinë, për të mohuar përgjegjësinë mbi krimet e kryera ndaj qytetarëve tanë.
Ka zyrtarë evropianë që mendojnë se Kosova duhet të pranojë në heshtje pandëshkueshmërinë dhe mosvënien e drejtësisë për autorët e masakrave të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, si çmim për lirinë. Por, janë duke gabuar rëndë, sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen dhe paqja nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë.
Liria është një e drejtë që i takon natyrshëm kombit tonë dhe që i është mohuar për një kohë tejet të gjatë. Kjo është arsyeja që populli shqiptar nisi luftën çlirimtare në Kosovë. Rruga drejt lirisë së privuar e popullit tonë ka qenë e gjatë, e mundimshme dhe e mbushur me sakrifica.
Deklaratat politike shterpe që jepen nga zyrtarë evropianë janë të pavlera, përderisa nuk kanë ndonjë efekt presioni ndaj Serbisë dhe nuk shoqërohen me veprime konkrete për ta shtrënguar lidershipin e Serbisë që të heqë dorë nga mohimi i përgjegjësisë shtetërore për krimet e kryera dhe për ta kushtëzuar që të ndërmarrë ndëshkimin e autorëve të krimeve makabre sikurse ishte Reçaku.
Themelimi i Tribunalit Ndërkombëtar për ndëshkimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.
Përndryshe, çdo përpjekje për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të drejtësisë dhe të vërtetës mund të konsiderohet thjesht një utopi”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së
MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'