LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë do të fitojë autonomi më të madhe

Kuvendi i Maqedonisë do të fitojë autonomi më të madhe

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorët e të gjitha grupeve kuvendare duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në, dorëzuan te deputetët ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendit në procedurë të shkurtuar.

Me këto ndryshime, po bëhet pavarësimi i Kuvendit në menaxhimin e shërbimit kuvendar, financave në siguri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi në deklaratë për mediat sqaroi ndryshimet. Do të ketë sistematizim të ri dhe shërbime të reja.


“Sistemi i rrogave parasheh që deri në 30% nga rroga bazë të mundet të ketë nëpunësi i cili është angazhuar jashtë orarit të punës për aspekte specifike të punës që i ka në parlament. Esenca është që parlamenti mos të kërkojë më pëlqim nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike, por sistemi i mbikëqyrjes dhe i vendimmarrjes është i rregulluar brenda menaxhmentit të Kuvedinit”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Buxheti i Kuvendit, pas harmonizimit fillestar, nuk do të mund të ndryshohet më nga Qeveria. Mënyra e shpenzimit të tij do të jetë në dorë të Kuvendit.

Me këtë ligj mund të angazhohen këshilltarë në kabinetin e Xhafeirt, edhe pse deri me ligjin aktual e ka këtë mundësi.

Shërbimet kuvendare që kanë mbetur vonë në punë do të kenë mundësi për para shtesë./Telegrafi/