LAJMI I FUNDIT:

Daçiq kërkon heqjen e taksës për t’u kthyer në dialog, por vazhdon të lavdërohet për tërheqjet e njohjeve të Kosovës

Daçiq kërkon heqjen e taksës për t’u kthyer në dialog, por vazhdon të lavdërohet për tërheqjet e njohjeve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ruajtja e integritetit territorial do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror dhe se shpreson që Kosova e Serbia do të kthehen në tavolinën e dialogut gjatë këtij viti.

“Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar, sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia. Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi  për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe shefi i diplomacisë serbe, në një pritje të organizuar në MPJ të Serbisë, ka thënë se “argumentet e Serbisë dhe qëndrimi parimor kanë ndikuar që vitin e kaluar edhe pesë shtete të tjera anëtare të OKB-së të tërheqin vendimet e tyre të mëparshme për njohjen e Kosovës (Palau, Togo, Afrika Qendrore, Gana dhe Nauru)”.


“Pra, deri tani gjithsej 17 shtete kanë tërhequr vendimet e mëparshme, kurse në Kombet e Bashkuara  tash ka më shumë vende që nuk e njohin Kosovën, sesa që e njohin. Një qëndrim i tillë në bashkësinë ndërkombëtare, në një formë edhe më të theksuar, u demonstrua edhe nga përpjekja e re e Prishtinës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në Kili gjatë tetorit, kur tërhoqi kandidaturën e saj, duke u përballur me edhe më shumë kundërshtarë të këtij anëtarësimi “, tha Daçiq.

Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.

“Shpresoj që gjatë këtij viti të kthehemi në dialog dhe se do të arrijmë të kompensojmë kohën e humbur. Por unë e përsëris se, Serbia nuk është e vetme në këtë proces dhe nuk varet e gjitha nga ne dhe gatishmëria jonë e qartë për bisedime”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori