Mëngjesin e së hënës fillimin e fazës së dytë të reformës në Komunën e Kamenicës e kanë kundërshtuar banorët e fshatit Topanicë dhe Koretinë duke refuzuar që nxënësit të transportohen në shkolla tjera.
Gjysmë vjetori i dytë nuk fillojë për nxënësit në shkollën e fshatit Koretin dhe Topanicë të Komunës së Kamenicës pasi që banorët e të dy fshatrave po e kundërshtojnë vendimin e kryetarit të kësaj Komune Qendron Kastrati për transferimin e nxënësve në shkolla tjera.
E fillimin e reformës së dytë po e quan të padrejtë prindi Ahmet Haxhiu gjersa ka thënë se fëmijët nuk do i dërgojë në shkollën tjetër në Topanicë, përcjell Telegrafi.
“Nuk jemi dakord me reformën e kryetarit të Kamicës, Qëndron Kastratit. Ne kemi vërejtjet tona dhe mendojmë që nuk është e drejtë kjo reformë e as varianti më i mirë. Mësimi nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së mësuesve dhe “kidnapimit” që kryetari Kastrati u ka bërë ditarëve. Këtu mësimi nuk është zhvilluar por as nuk e kemi ndërmend që t’i dërgojmë nxënësit në Topanicë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ahmet Haxhiu.
Kurse drejtoresha e shkollës “Avdulla Krashnica Presheva” Merita Keqmezi thotë së kundërshtimi i prindërve që nxënësit të transportohen në shkollën e fshatit Koretin e ka pamundësuar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.
“Ne si shkollë kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që mësimi të fillojë mirë dhe mbarë, mirëpo kundërshtimi i prindërve e ka bërë të pamundur fillimin e këtij gjysmë vjetori. Mësimdhënësit kanë qenë në vendin e punës, por nxënësit e ciklit të ulët nuk janë paraqitur fare ndërsa ata të ciklit të lartë kanë qenë prezentë në shkollë, mirëpo mësimdhënësit që janë caktuar për shkollën e Topanicës nuk janë paraqitur”, deklaroi Merita Keqmezi.
Ndërsa njëri nga mësimdhënësit e shkollës “Rexhep Mala” në fshatin Topanicë nuk pranojë të fliste para kamerës por që tha se mësimi nuk është mbajtur për shkak se nxënësit nuk kishin ardhur.
Në këtë fazë parashihet që nxënësit e mësimit parashkollor deri te nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Rexhep Mala” nga Topanica të kalojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” të fshatit Koretin. Ndërsa, nxënësit e ciklit të lartë nga të dyja shkollat, mësimin pritet ta vazhdojnë në shkollën e fshatit Topanicë.
Ndërkaq, as në fazën e parë nuk është respektuar vendimi i Qendron Kastratit, pasi që fshatrat Busavatë e Krilevë, kanë vazhduar mësimin nëpër shkollat në fshatrat përkatëse. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët