Franca përkohësisht do të heqë dorë nga zbatimi i moshës 64 vjeç për marrjen e pensionit të plotë në kuadër të reformës së pensioneve, e cila ka shkaktuar protesta masive dhe greva në vend.
Në një letër drejtuar përfaqësuesve të sindikatave, kryeministri Edouard Philippe ka theksuar se në Francë do të zbatohet një rend i vetëm i sistemit të pensionimit dhe se do të hiqen prioritetet sipas sektorëve dhe 42 llojet e pensionimit.
Ai ka thënë se zbatimi i moshës 64 vjeç për marrjen e pensionit nuk do të jetë në fuqi përkohësisht, duke shtuar se në vend të kësaj, në një konferencë që do të organizohet do të diskutohet financimi në kuadër të reformës, përcjell Telegrafi.
Philippe ka njoftuar se vendimet e kësaj konference do të shpalosen në muajin prill dhe se në rast të një marrëveshjeje me sindikatat para këtij muaji, pikat e saj do të shtohen në reformën kontroverse.
Nga ana tjetër, Konfederata e Përgjithshme e Punës e ka konsideruar si të pamjaftueshme këtë deklaratë dhe ka kërkuar heqjen e plotë të reformës, duke bërë thirrje për protesta në tërë vendin më 16 janar.
Ndryshe, Philippe më herët kishte njoftuar se mosha e pensionimit do të ngelet 62 vjeç, por paga e plotë do të mund të merret nga mosha 64 vjeç, ndërkohë që sistemi i ri nuk do të përfshinte personat e lindur para vitit 1975.
Reforma e pensioneve do të paraqitet në Këshillin e Ministrave më 24 janar dhe në Asamblenë Kombëtare më 17 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze