Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin nga vendi i tyre. Shumica janë fuqi e kualifikuar punëtore, ndaj ekspertët kanë ndezur dritat e alarmit. Por shumë edhe kthehen.
Në dhjetë vitet e kaluara nga Gjermania janë larguar mesatarisht rreth 180 mijë gjermanë në vit dhe kanë shkuar në vendet tjera. Ndërkohë që në vit janë kthyer mesatarisht rreth 129 mijë shtetas gjermanë. Këto janë rezultatet e para të studimeve të fundit, ku thuhet se tre e katërta e të larguarve janë me kualifikime të larta. Shumica prej tyre jeton vetëm një kohë të caktuar jashtë Gjermanisë. Por nëse shikohen të dhënat statistikore, rreth 51 mijë gjermanë largohen mesatarisht në vit nga Gjermania për të mos u kthyer më kurrë.
Andreas Ette, drejtor i grupit studiues në Institutin Federal për Hulumtimet e Popullatës thotë se duhet shikuar të gjitha lëvizjet, pra edhe ardhjen dhe jo vetëm largimin e forcave të kualifikuara nga Gjermania. Bilanci është pozitiv.
Këtë argument e mbështetë edhe Werner Eichhorst, nga instituti e Ardhmja dhe Puna (IZA).
“Nuk mund të thuash se nga Gjermania po largohen në vit mesatarisht 51 mijë njerëz dhe se ky është shkaku i mungesës së fuqisë punëtore”, thotë IZA.
Kur kemi parasysh se në Gjermani ka rreth 45 milionë njerëz në tregun e punës, atëherë 51 mijë është një përqindje shumë më e ultë se 1 për qind.
Gabriel Felbermayr, kryetar i Institutit për Ekonomi në Kiel, ka qëndrime më kritike.
“Në dhjetë vitet e fundit kemi humbur më shumë se një gjysmë milioni punëtorë, prej tyre tre e katërta janë me kualifikime të larta. Ky nuk është lajm i mirë për një ekonomi si ajo gjermane”, thotë Felbermayr.
Të ardhurit nga vendet tjera nuk mund ta mbyllin tërësisht këtë zbrazëtirë, sepse ata nuk janë gjithmonë të kualifikuar sa duhet.
Ofertat për kthim
Çfarë duhet të bëjë Gjermania për të motivuar këta njerëz që të kthehen në vendlindje? Werner Eichhorst thotë se kjo varet edhe nga konkurrenca dhe politika e ndërmarrjeve.
“Të kualifikuarit mund të zgjedhin punë, varësisht se ku kanë një perspektivë më të mirë dhe rroga më të larta, por kjo varet edhe nga rrethi familjar dhe kualiteti i jetës”, thotë Eichhorst.
Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijëve apo situatën e vendbanimeve. Eichhorst mendon se politika duhet të kujdeset që jo vetëm sipërmarrjet por edhe punëmarrësit të kenë kushte të mira.
Felbermayr pohon se aspekti financiar luan një rol vendimtar.
“Në Gjermani kemi tatime dhe shpenzime të larta, ndaj të ardhurat që mbeten për personat me kualifikime të larta janë relativisht të ulëta”, thotë Felbermayr.
Ekspertët e ekonomisë propozojnë që të merret modeli i disa vendeve skandinave dhe të zvogëlohen të paktën të dhënat për sigurime sociale, për personat që duan të kthehen. Një model i ngjashëm mund të përdoret edhe për tatimet në të ardhura.
Por ekspertët thonë se duhet të përmirësohen edhe kushtet e punës.
“Shanset për përparime në vendet tjera janë më të mëdha. Shanset janë më të mëdha të bësh një emër në fushën ku punon, sepse edhe kushtet janë më të mira. Këtë duhet ta mundësojë edhe Gjermania”, thotë ai.
Si një shembull pozitiv Felbermayr përmend edhe Zvicrën. Universitetet e atjeshme janë bërë shumë më atraktive për profesorët e huaj në 10-15 vitet e fundit, sepse atje investohet më shumë në studime.
“Kjo mund të bëhet edhe në Gjermani”, shton Felbermayr.
Siguria dhe kultura e pritjes
Edhe Eichhorst mendon se shkollat e larta në Gjermani nuk janë punëdhënës tepër të mirë. Siguria e punës nuk është shumë e lartë. Në universitete jepen shpesh kontrata me kohë të kufizuar prej tre muajsh. Për fushën akademike duhet të sigurohen më shumë vende të përhershme pune, mendon Eichhorst. Ndryshe shumë gjermanë do të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së sigurisë. Por në Gjermani ekzistojnë kushte më të mira në çështjen e sigurisë dhe shtetit ligjor, që është e rëndësishme për planifikimin e familjes.
“Ndërmarrjet mund të jenë më atraktive. Personat që relativisht herët kanë shkuar në vendet tjera, me siguri që edhe më vonë duan të shkojnë prapë jashtë Gjermanisë”, thotë Eichhorst.
Përvojat me një semestër jashtë vendit gjatë studimeve, përvojat me udhëtime apo shkëmbimet e nxënësve nxisin dëshirën që këta persona të shkojnë prapë jashtë vendit.
“Pas këtyre njohurive njerëzit janë të interesuar që edhe në ndërmarrjet gjermane të ngrihet niveli i ofertave”, shton thotë Eichhorst.
Punëdhënësit gjermanë duhet të përpiqen t’i mbajnë absolventët apo personat me kualifikime të larta.
“Por personat që kanë qenë në ndonjë vend tjetër kanë mbledhur edhe përvoja të mira, janë aftësuar për punë dhe janë njoftuar me kultura të tjera jashtë vendit, që mund të jenë shumë të rëndësishme për karrierën personale dhe ekonominë e një vend”, pohon Eichhorst.
Ky është një fitim për të gjithë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles