LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i Hezbollahut premton hakmarrje për vdekjen e Soleimanit

Udhëheqësi i Hezbollahut premton hakmarrje për vdekjen e Soleimanit

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah e etiketoi Amerikën si ‘Satani i Madh’ në një fjalim të dielën, dhe ai u zotua për hakmarrje për vdekjen e Qassem Soleimani.

Sekretari i Përgjithshëm Libanez e quajti presidentin “gënjeshtarin më të madh në historinë e Amerikës” një javë pasi tha të gjitha bazat amerikane, të gjitha anijet luftarake dhe çdo ushtar i vetëm në rajon është tani një objektiv i joni, transmeton Telegrafi.


Nasrallah tha të dielën: “Amerika, Satanai i Madh, është përgjegjës për Izraelin dhe të gjitha krimet e tij kundër popullit palestinez”.

“Amerika ndërtoi ISIS-in për të shkatërruar vendet tona, kulturat, historinë dhe të ardhmen tonë. Çdo bombë e ISIS-it kundër një xhamie apo kishe, ajo duhet të quhet “Made in USA”. Kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë, se Amerika është armiku ynë i vërtetë”, u shpreh ai.

Nasrallah shtoi: “Udhëheqja amerikane tha disa ditë pas vdekjes së Soleimani se bota ishte një vend më i sigurt tani, por ata do të shohin se e kanë gabim”.

Hezbollah është e vetmja palë që nuk është çarmatosur pas luftës civile të Libanit 1975-1990.

Shtetet e Bashkuara e kanë caktuar atë një grup ‘terrorist’ dhe shumë figura të tij janë nën sanksione. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori