LAJMI I FUNDIT:

Pse gjyshet i japin më shumë dashuri nipave dhe mbesave, sesa fëmijëve të tyre

Pse gjyshet i japin më shumë dashuri nipave dhe mbesave, sesa fëmijëve të tyre

Sipas një studimi, nipat dhe mbesat që kanë një lidhje të ngushtë emocionale me gjyshet e tyre, kanë më pak gjasa të bien në depresion

Fatmirësisht, gjyshet kanë tendencë të tregojnë shumë dashuri për nipërit dhe mbesat, ndonjëherë më shumë sesa për fëmijët e tyre dhe ka arsye pse ndodh kjo gjë.

Me kalimin e viteve, shumica e njerëzve bëhen më të butë dhe më të ndjeshëm


Zakonisht, gratë bëhen gjyshe, pasi kanë kaluar shumë fitore, zhgënjime dhe shumë zgjedhje të rëndësishme në jetë.

Pra, jeta i ka mësuar me shumë sfida, prandaj ato kanë tendencën të bëhen më të buta, më të pjekura dhe janë më të hapura për të ndërtuar një marrëdhënie kuptimplotë me njerëzit e tjerë, duke filluar me nipërit e tyre.

Gjyshet kanë përparësi të ndryshme

Kur bëheni gjyshe përparësitë tuaja ndryshojnë. Fëmijët tuaj janë rritur dhe mbase ata nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Zakonisht, keni më shumë kohë për të kaluar me nipërit tuaj, pasi jeni më afër pensionit, sesa kur ishit vetëm prind. Tashmë, kohën e lirë e kaloni me nipërit, duke ju mësuar atyre gjëra të reja.

Gjyshet nuk kritikojnë aq sa prindërit

Zakonisht është e lehtë për fëmijët të duan prindërit e tyre, sepse ata jetojnë me ta dhe krijojnë një lidhje të fortë.

Sidoqoftë, prindërit ndonjëherë mund të jenë shumë kritikë kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, gjë që mund të bëjë që të dy palët të jenë të irrituara. Ndërkohë që gjyshet zakonisht nuk i kritikojnë nipërit dhe mbesat e tyre për sjellje të keqe, aq sa kanë bërë me fëmijët e tyre. Gjyshërit, madje janë gjithmonë aty, për t’i mbështetur dhe mbrojtur kur prindërit i qortojnë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Kalo në kategori