Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur edhe për buxhetin.
Haradinaj tha se nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar nga një prilli e tutje.
Ai deklaroi se pa Qeveri, jo vetëm që shteti bankroton, por dështon tërësisht, pasi mundësia e vetme ligjore është që të vazhdohet buxheti për muajin mars, duke iu drejtuar Parlamentit aktual me kërkesë në mënyrë që të jap pëlqimin që të shfrytëzohet buxheti edhe për një muaj më shumë.
Kryeministri në detyrë, paralajmëroi se nëse kalohet gjysma e dytë e shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku.
“Në bazë të Ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm, për muajin janar e shkurt. Ndërsa në fund të shkurtit nëse nuk ka Qeveri të Re, dhe nuk votohet ligji për buxhetin ekziston një procedurë për me i kerku Paralamentit, për vazhdim të buxhetit edhe për mars. Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj.
Kryeministri në detyrë, Haradinaj u pyet Fondin Rezervë të shtetit, për të cilin u raportua se ishte shpenzuar tërësisht nga Qeveria Haradinaj.
Ai tha se nga ky fond është aktivizuar vetëm një e dymbëdhjeta pjesë e shumës së përgjithshme.
Me këto të holla ai tha se janë paguar pagat e mësuesve e të policëve, prandaj edhe është aktivizuar Fondi Rezervë.
Ai tha se shpenzimet që po bëhen janë shpenzime të Ministrit të Financave, dhe se as Qeveria e as ai vet nuk mund t’i bëj shpenzimet përveç të atij që ka marrë përgjegjësi për buxhetin.
“Fondi rezervë është një fond që shkon me buxhet, dhe është i paraparë për shpenzime ndryshe nga ato që i ke planifiku, në këtë rast, në këtë muaj që jemi është aktivizu një e dymbëdhjeta (1/12) e vlerës së fondit rezervë, si pagat e mësuesve, policëve e gjithë të tjerëve që punojnë, edhe fondi rezervë është i aktivizum. Nga Ministria e financave, unë nuk e di kush, çka thotë çdo herë, sepse tash ministri është deputet, e më duhet me autorizu një zëvendës-ministër, por krejt këto shpenzime që bëhen janë të tyre, pra janë të ministrit të financave, dhe janë të atij që ka marrë përgjegjësi për financa në këtë Qeveri, pra pa ata nuk mundemi me i bë, as Qeveria as unë”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it në veri
Ish-administratorja e akuzon kryetarin e Gjykatës së Gjilanit edhe për ngacmim seksual, ai i quan çmenduri shpifjesh
Kosova e SHBA me marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore