Një video e re shfaq momentin e aeroplanit të Ukrainës, të përfshirë nga zjarri që shpërthen dhe përplaset në tokë duke u bërë copa. Në anën tjetër sipas zyrtarëve iranianë, piloti kishte tentuar ta rikthej në aeroport aeroplanin pasi kishte vërejtur se ka defekte teknike, por autoritetet ukrainase nuk po e besojnë një version të tillë dhe për këtë kanë dërguar ekspertë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur aeroplani përfshihet nga zjarri në një rrugë të errët dhe pak pa u përplasur shpërthen duke u shndërruar një top i zjarrtë. Shpërthimi i fuqishëm bëri që copat e aeroplanit Boeing 737 të fluturojnë në të gjitha anët dhe të humbin jetën 176 persona, transmeton Telegrafi.
Televizioni iranian ka transmetuar sot një video e marrë brenda një veture, duke pretenduar se aeroplani kishte marrë flakë ende sa ishte në ajër. Sipas tyre aeroplani kishte pasur defekt teknik, duke shkaktuar zjarr dhe të tentojnë të rikthehen në aeroport, por pa ndonjë sukses.
Fillimisht autoritetet iraniane e kishte përshkruar rrëzimin e aeroplanit si “aksident”, edhe pse kutitë e zeza ishin shkatërruar dhe kishin humbur pjesërisht pjesët e memories që ruajnë të dhënat. Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të pretendoj se bëhet fjalë për rrëzim të qëllimshëm me raketë dhe për këtë ka dërguar një ekip të specializuar për të kryer hetimet, që do të determinonin nëse raketa e prodhimit rus kishte rrëzuar aeroplanin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar sot se do të gjej “të vërtetën” pasi e shpalli ditën e sotme ditë zie në Ukrainë. Ndërkaq kujtojmë se 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Iran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët