Inflamacion i cipave të trurit, i cili njihet si meningjiti, ka prekur 90 fëmijë gjatë vitit që lamë pas. Një prej tyre, ka humbur jetën. Sipas infektologut, Izet Sadiku, krahasuar me vitin 2018, ka rritje të rasteve prej 17 për qind.
Një fëmijë ka humbur jetën nga meningjiti vitin 2019
Meningjiti një inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore e cila mund të shkaktohet nga viruset ose nga bakteret, ka prekur një numër të madh të fëmijëve.
Sipas infektologut Izet Sadiku nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thotë se ka një rritje prej 17% të rasteve krahasuar me vitin 2018.
“Në vitin e kaluar të prekur nga meningjiti kanë qenë të regjistruara 90 raste të moshave fëmijërore ndërsa gjatë vitit 2018 kemi pasur 45 raste që i bie një rritje prej rreth 17%”, Izet Sadiku.
Sadiku shtoi se vitin që lamë pas për një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e këtij infeksioni i cili prek kryesisht fëmijët nën 10 vjeç. Ndërsa, aktualisht janë duke u trajtuar dy raste në klinikë.
“Në vitin 2019 një rast i prekur nga meningjiti ka përfunduar me fatalitet. Momentalisht i kemi dy raste në trajtim e që gjendje e tyre është e qëndrueshme”, thotë më tej Izet Sadiku.
Sadiku bënë apel tek prindërit që të mos neglizhojnë temperaturën e lartë tek fëmijët.
“Sugjerimi im është që edhe mjekët familjarë dhe prindërit të kenë shumë kujdes te moshat fëmijërore. Çdo temperaturë, çrregullim i vetëdijes apo mos marrja e ushqimit nga fëmija është simptomë që ai duhet të dërgohet te specialisti pasi trajtimi i hershëm është njëri nga kriteret për shërim të sëmundjes”, tregon më tej infektologu.
Infektologu Izet Sadiku thotë se situata nuk është alarmante, por që duhet pasur kujdes që të mos neglizhohen simptomat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti