Tanush Frashëri, autor i disa librave historikë dhe i kërkimeve shumëvjeçare nëpër arkivat e bibliotekave të vendeve të ndryshme të Evropës, është përpjekur të hedhë dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit prej protagonistëve të politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar.
Frashëri e quan gënjeshtër marrëveshjen e shumëpërfolur “Dalmacio-Këlcyra”, për të cilën jo pak historianë deklarojnë se përmes saj italianët janë garantuar se nuk do të pengoheshin për të shtypur ushtarakisht forcat partizane dhe luftën e tyre Nacional-Çlirimtare. I ashtuquajturi “Protokolli Dalmacio-Këlcyra” që mendohet të jetë nënshkruar në mars të vitit 1943, ndërmjet komandantit të Forcave pushtuese italiane në Shqipëri, Dalmacios (Renzo Dalmazzo), dhe përfaqësuesit të Ballit Kombëtar, Ali Këlcyrës, sipas Tanush Frashërit nuk ekziston, madje as në arkivat e SIM-it. Ai këmbëngul se “vetëm kërkimet arkivore do ta ndriçojnë me të vërtetën historike Ali Këlcyrën, si figurë interesante e me peshë për historinë e Shqipërisë, duke hedhur dritë në rrethanat, periudhën dhe bashkëkohësit e tij.” /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Vitet e fundit të Ismail Qemalit
Jeta në komunizmin shqiptar
Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'