LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama: Ditë historike

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama: Ditë historike

​“Nis një ditë historike për Shqipërinë, që për herë të parë merr një rol ndërkombëtar me kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vjenë, ku do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së prioritetet e Shqipërisë.

Shqipëria merr sot zyrtarisht kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).


Në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.

Para nisjes së ceremonisë së marrjes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së OSBE-së, u bënë fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë.

“Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30-vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi dje Rama, ndërsa vizitoi në Vjenë, zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori