LAJMI I FUNDIT:

Pitch: Propaganda nuk shkatërrohet me propagandë, por me fakte

Pitch: Propaganda nuk shkatërrohet me propagandë, por me fakte

Propaganda nuk duhet të përdoret në luftën kundër propagandës, historia ka treguar që është një qasje shumë e gabuar, lufta kundër propagandës drejtohet nga fakte dhe njerëz të trajnuar mirë në të gjitha sferat, tha Marshalli i Forcës Ajrore, Stuart Pitch në një intervistë për “AIM”.

Në lidhje me pritjet e rritjes së numrit të lajmeve të rreme përpara zgjedhjeve tona të ardhshme, por edhe se si anëtarësimi në NATO mbron nga ky fenomen, Pitch thekson se NATO ka një strategji, por fakti është se ambienti i informacionit është një sfidë dhe ka njerëz që krijojnë narracione alternative, narracione false që falsifikojnë imazhet, dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata po përdorin teknologjinë në mënyrë të gabuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një strategji për të pasur informacion të besueshëm, kemi nevojë për një strategji për të mbrojtur bazat e të dhënave, rrjetet dhe sistemet e IT-së, njerëzit tanë të verifikohen siç duhet dhe ata që kanë qasje në informacionin e klasifikuar të kenë çertifikata të duhura”, tha Pitch.


Ai tha se ka shumë hapa që mund të ndërmarrim, por ekziston edhe çështja e mos përdorimit të propagandës në luftën kundër propagandës. Historia ka treguar se është zgjedhja e gabuar. Ne luftojmë kundër propagandës me fakte, japim informacion të verifikuar dhe jemi shumë të kujdesshëm derisa të marrim informacion të verifikuar.

Pitch, i cili kryeson trupin e lartë këshillimor të NATO-s, që dje po qëndron për vizitë në vendin tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori