Prodhimi gjerman i veturave ra në nivelin më të ulët në gati një çerek shekulli, ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës vuan pasojat e një lufte tregtare botërore. Prodhuesit e automjeteve përfshirë Volkswagen, BMW dhe Daimler prodhuan 4.66 milionë automjete në fabrikat gjermane vitin e kaluar, prodhimi më i dobët që nga viti 1996. Autoritetet përkatëse që publikuan shifrat, shprehen se ulja prej 9 për qind erdhi si rezultat i zvogëlimit të kërkesës në tregjet ndërkombëtare.
Në fakt duket se industria në fjalë po kalon një nga periudhat më të vështira. Madje parashikimet janë edhe më negative në një kohë kur mendohet që dërgesat botërore të makinave të zbresin në 78.9 milionë automjete nga 80.1 milionë në vitin 2019, përcjell Telegrafi.
Historikisht Gjermania njihet si një nga qendrat më të mëdha prodhuese botërore në industrinë e makinerive, por shqetësimet e ndotjes, konfliktet tregtare dhe ngadalësimi i ritmit të ekonomive kanë ndikuar shumë në rënien e kërkesës.
Daimler, Volkswagen dhe furnizuesi për pjesë makinash Continental AG po ulin më tej prodhimin, si rruga e vetme për të ulur kostot. Në të njëjtën kohë, industria duhet të shpenzojë miliarda euro për të zhvilluar automjete ekologjike, me tipare vetë-drejtuese, jo vetëm për çështje mjedisore, por qoftë edhe për të kundërshtuar shfaqjen e shërbimeve të udhëtimit si Uber Technologies, i cili ka një vlerë tregu ekuivalente me Daimler.
Gjermania është veçanërisht e ekspozuar ndaj kërkesave për automjete më ekologjike, pasi markat si BMW, Porsche dhe Audi përqendrohen në fuqi dhe performancë. Ndaj kjo i bën automobilistët e vendit më të ekspozuar për të investuar në një tjetër lloj makine që deri tani nuk e kishin prodhuar, modelin elektrik.
Vitin e kaluar, tregu i brendshëm i automjeteve të Gjermanisë u rrit për 5 për qind, pasi blerësit regjistruan 3.6 milionë makina të reja, sidoqoftë, organi i industrisë ka thënë që tregu ka të ngjarë të kontraktohet këtë vit dhe ka parashikuar që humbjet e vendeve të punës do të përshpejtohen me kalimin në makina elektrike, të cilat kërkojnë më pak pjesë dhe më pak punë për tu montuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak