LAJMI I FUNDIT:

Trump: Soleimani planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndalëm atë

Trump: Soleimani planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndalëm atë

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi komandantin ushtarak iranian Qasem Soleimani (i vrarë në një sulm amerikan javën e kaluar) si “terroristin më të madh në botë”.

“Ai trajnoi ushtri terroriste, përfshirë Hezbollahun, duke filluar sulme terroriste kundër caqeve civile. Ai nxiti luftëra të përgjakshme civile në të gjithë rajonin. Ai plagosi me egërsi dhe vrau mijëra trupa amerikane, duke përfshirë sulmin me bomba buzë rrugës që vranë mijëra civilë”, tha Trump, transmeton Telegrafi.


Trump tha se Soleimani drejtoi sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak, që “plagosi keq katër anëtarë të shërbimit dhe vrau një amerikan” dhe ai orkestroi “sulmin e dhunshëm” në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad.

“Ditët e fundit ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne i ndalëm”, tha Trump.

Presidenti Trump i dha fund fjalëve të tij për krizën e Iranit, konferencë e cila zgjati rreth 10 minuta, me një mesazh për popullin e Iranit.

“Më në fund, për njerëzit dhe udhëheqësit e Iranit, ne dëshirojmë që ju të keni një të ardhme dhe një të ardhme të shkëlqyeshme, atë që ju meritoni”, tha Trump.

“Një prosperitet në shtëpi dhe harmoni me kombet e botës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përqafojnë paqen me të gjithë ata që e kërkojnë atë”, shtoi Trump.

Ai nuk mori asnjë pyetje ndërsa doli nga dhoma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori