LAJMI I FUNDIT:

Vendet që mund të jenë cak i sulmeve amerikane ndaj Iranit

Vendet që mund të jenë cak i sulmeve amerikane ndaj Iranit

Pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar se do t’i përgjigjet çdo hakmarrjeje të mundshme nga ana e Iranit, duke i sulmuar vendet kulturore të saj.

Ka qindra lokacione të tilla me domethënie historike në Iran, më shumë se 20 me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.


Në artikullin e publikuar nga BBC, janë përfshirë disa nga më të rëndësishmet. Një nga sheshet më të mëdha në botë, Sheshi Naqsh-e Jahan, ndodhet në qytetin Isfahan dhe është i ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të.

E vendosur në këtë shesh është dhe Xhamia Imam (e riemëruar me këtë emër pas revolucionit të vitit 1979-të). Është e zbukuruar me pllaka të hollësishme dhe gjithashtu është e regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Pallati Golestan është një kompleks i ndërtesave mbretërore në Teheran e cila shërbente si rezidencë zyrtare e dinastisë Qajar në shekullin e 19. Persepolis ishte një kryeqyteti i Perandorisë Akamenidiane dhe daton që në vitin 515-të para Krishtit.

Was është shpallur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore në fillimin e vitit 1979-të. Në fotot e publikuara shikohet dhe Dari i Madh i Perandorisë Akamenidiane e cila ka pas ekzistuar rreth viteve 500 p.e.s. Mbishkrimi Behistun është një reliev i madh shkëmbi i shkruar në disa gjuhë dhe është vendimtar për deshifrimin e shkrimit kuneiformë (kujtojmë që është një nga sistemet më të hershme të shkrimit në botë).

Kulla Azadi (e quajtur ndryshe Liria), në qendër të Iranit, u ndërtua nga disa arkitektë iranian me porosi të Shahut të fundit të këtij shteti, Mohammad Reza Pahlavi, si një shenjë përkujtimore të 2.500 vjetorit të themelimi të Shtetit Imperial të Iranit.

Mauzoleumi i Ruhollah Khomeini strehon varret e Ajatollah Ruhollah Khomeini, themeluesit të republikës islamike dhe familjes së tij, së bashku dhe me figura të tjera politike. Është cilësuar gjithashtu edhe si një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Iranin modern./tch

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori