Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.
Prokuroria Speciale njofton se, pasi që i fejuari i të akuzuarës nga muaji shkurt 2014 ka qenë në Siri, duke luftuar për organizatën terroriste ISIS, e pandehura M.T. i është bashkangjitur edhe pse e ka ditur se veprimi i tillë është i kundërligjshëm, përcjell Telegrafi.
“Më 20 qershor 2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e pandehura M.T. ka shkuar për në Stamboll dhe me aeroplan tjetër menjëherë ka vazhduar për në Gaziantep, e pastaj nga aty me një automjet ka kaluar në Siri, ku i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, dhe ka marrë pjesë në veprimtarinë e kësaj organizate, me qëllimin që duke luftuar, padrejtësisht të detyrojnë qeverinë Siriane, e pastaj edhe qeveritë e shteteve tjera, që të lënë pushtetin dhe të krijojnë Shtetin Islamik, në atë mënyrë që duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik, i ka ofruar shërbime logjistike ushtarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë gjithë kohës e pandehura M.T. ka ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i ka pësuar disfatë të plotë kur kanë qenë të detyruar që të dorëzohen te forcat Kurde, të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë Amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 maj 2019.
“Me këto veprime e pandehura ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002”, vijon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!