LAJMI I FUNDIT:

UP-KPM nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

UP-KPM nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema dhe kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Mujë Ferati nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit studentët e gazetarisë do të njihen më afër me funksionimin praktik dhe rregullimit ligjor të mediave elektronike në Kosovë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se institucioni që ai drejton është në vazhdën e fuqishme të shtrirjes së bashkëpunimit me institucione publike dhe me kompani private, me qëllim të avancimit të shkathtësive të studentëve gjatë studimeve.

“Me këtë marrëveshje natyrisht që do të përfitojnë studentët e gazetarisë, a ne të gjithë e dimë që po jetojmë në kohën e informacionit, gazetaria është një shtyllë shumë me rëndësi, që unë besoj që sa më shumë gazetarë profesional që të japim aq më shumë do të përfitojë zhvillimi ekonomik, fushat tjera dhe në veçanti demokracia. Uroj që ky bashkëpunim të realizohet pikërisht sipas kësaj marrëveshje, ku në këtë marrëveshje janë paraparë edhe modalitete të bashkëpunimit me të gjitha specifikat, në të gjitha fushat që po e ceku edhe rastin e departamentit të gazetarisë është një ndër departamentet më të vyeshme… dhe uroj që të kemi sukses dhe t’i realizojmë të gjitha këto pika të cilat janë të parapara me këtë marrëveshje të bashkëpunimit”, tha Demaj.


Kryetari i KPM-së, Mujë Ferati theksoi që ky bashkëpunim ka ardhur si nevojë e studentëve të gazetarisë, për të parë më afër punën funksionimin e mediave elektronike në Kosovë.

Qëllimi i këtij memorandumi është që të përcaktohen modalitete dhe mënyrat e bashkëpunimit mes komisionit të pavarur të mediave dhe departamentit të gazetarisë së Prishtinës. Ky është rast ku studentët e gazetarisë ku mund të njihen me infrastrukturën ligjore që e ka KPM-ja, rregulloret që i kemi, format e licencimit të mediave dhe operatorëve tjerë që funksionojnë nga më afër”, tha ai.

Për më tepër, Ferati tha se marrëveshja parashikon realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me edukimin medial, i cili është mjaft i nevojshëm për gazetarët.

“Ne mendojmë t’u mundësojmë praktikën këtyre studentëve, ofrimin e infrastrukturës tonë teknike, të bëhet më e dobishme që sa më shumë njerëz të kenë qasje, e si më përshtatshëm ne kemi vlerësuar për të qenë Departamenti i gazetarisë që këta më tutje na ndihmojnë neve, mediat dhe lirinë e qytetarëve këtu. Ne kemi menduar edhe që këtë infrastrukturë ta shfrytëzon edhe stafi akademik tjetër…Si komponent tjerët me rëndësi mendojmë edhe realizmi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me edukimin medial që është mjaft i nevojshëm dhe më së miri këtë e dinë gazetarët”, është shprehur Ferati.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori