LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet për vizat Schengen, nga muaji shkurt aplikuesit do të paguajnë 33 për qind më shumë

Rriten çmimet për vizat Schengen, nga muaji shkurt aplikuesit do të paguajnë 33 për qind më shumë

Të gjithë aplikuesit e vizave Schengen nga muaji shkurt, sipas rregullores së re për këtë lloj të vizave, do të paguajnë një tarifë prej 33.3 për qind më shumë .

Rregullorja që ishte miratuar nga Këshilli i Bashkimi Evropian në muajin qershor 2019, parashikon zgjatjen e periudhës së aplikimit nga tre muaj në gjashtë muaj.

“Kjo rregullore do të hyjë në fuqi ditën e njëzetë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Rregullorja do të filloj të zbatohet nga 2 shkurti i 2020-së”, thuhet në nenin e tretë të Rregullores 2019/1155, përcjell Telegrafi.


Kjo do të thotë që data 2 shkurt, aplikuesit për vizë Shengen do të duhet të paguajnë një tarifë prej 80 euro në vend të 60 euro siç ka qenë deri më tani.

Po ashtu, rregullorja e re parasheh një mekanizëm që vlerëson se nëse tarifat e vizave duhet të ndryshojnë ose të mbeten të njëjta, për çdo tre vjet. /Telegrafi/