LAJMI I FUNDIT:

Me parukë dhe syze, Dua Lipa i bën kamerë të fshehtë të panjohurve në një market për emisionin “Ellen DeGeneres Show”

Me parukë dhe syze, Dua Lipa i bën kamerë të fshehtë të panjohurve në një market për emisionin “Ellen DeGeneres Show”

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ellen DeGeneres Show”, ndërsa i është dhënë një mision që të vërë në lojë klientët e një dyqani.

Ajo ka realizuar një kamerë të fshehtë për emisionin e famshëm të Ellen, ku duhet t’u përshpëritë njerëzve të panjohur tekstin e këngëve të saj në formë bisede.


Dhe për këtë janë zgjedhur dy projektet më të suksesshme të 24-vjeçares “New Rules” dhe kënga e fundit nga albumi i saj i dytë “Don’t Start Now”.

Në rast se ju pyesni, jo, ato nuk janë këngë shumë të lehta për t’u përshtatur në një bisedë të rregullt.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Dua mund të jetë së pari një muzikante, por diçka na tregon se mund të kishte një të ardhme shumë të mirë edhe në aktrim.

Mënyra se si ajo shikoi blerësit dhe ndau zemrën e tyre me ta në formën e këngës ishte absolutisht shumë e bukur.

Pasi Dua i tha një gruaje se dashuria e saj e bën atë të ndjehet si askush tjetër, ajo u përshëndet me një fjali inkurajuese. “Këta janë njerëzit që dëshironi të jeni rreth e rrotull jush”, i tha një blerëse teksa përpiqej të largohej nga këngëtarja.

Ndërkaq, Dua theksoi se u argëtua tejet shumë ‘duke folur tekstin e këngëve të saj’ dhe se mezi pret të performojë këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori