Gjenerali iranian Qassem Soleimani, që më herët i kishte mbijetuar një sërë atentatesh, është vrarë me raketat laserike “Hellfire”, që janë shkrepur nga droni “MQ-9 Reaper” që pothuajse nuk dëgjohet fare gjatë fluturimit. Në rrethin e ngushtë të ushtarakëve ky dron quhet “makineria e përkryer për vrasje”.
Ndërkaq kur gjenerali i pushtetshëm zbriti nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit pas një fluturimi nga Siria, atje ishte pritur nga gjenerali Abu Mahdi al-Muhandis, komandant i njësive paramilitare që me përkrahjen e Iranit veprojnë në Irak, transmeton Telegrafi.
Soleimani dhe al-Muhandis ishin futur në një veturë Toyota SUV së bashku me ndihmësit e tyre, kurse në një veturë tjetër të njëjtës markë kanë qenë truprojat e tyre.
E vetëm pak momente më pas, derisa veturat po i afroheshin portës së aeroportit, konvoji i tyre i vogël është goditur me katër raketa, ku si pasojë veturat janë shkatërruar plotësisht.
Raketat ishin shkrepur nga droni MQ-9 Reaper” i cili ishte dërguar nga baza ajrore e SHBA-vë në Katar. Ky lloj droni bartë katër raketa laserike “Hellfire”, që mund të shkatërrojnë edhe një tank.
Droni kushton 64 milionë dollarë dhe fluturon me shpejtësi prej 370 kilometra në orë, kurse ekspertët thonë se nuk lëshon tinguj gjatë punës kështu që është e pamundur të dëgjohet derisa fluturon mbi caqet.
Droni që hedh raketat me precizitet mund të dërgojë video incizime kudo nëpër botë, dhe drejtohet nga dy persona që e dirigjojnë nga qindra kilometra largësi.
Sipas gjitha gjasave sulmi është kryer me raketa “Hellfire R9X Ninja”. Këto raketa janë të projektuara enkas për të shkaktuar sa më pak dëme anësore dhe në vend se të ndodh shpërthimi, nga raketa dalin gjashtë tehe të mprehta që sillen dhe shkatërrojnë cakun.
Përpos karakteristikave ofensive, përdoret për vëzhgim dhe spiunim por edhe për misione të shpëtimit. Krahët i ka rreth 20,1 metra të gjerë, kurse gjatësia e trupit është 11 metra e sa i përket lartësisë 3,8 metra. Ai peshon 2,233 kilogramë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'