LAJMI I FUNDIT:

Sirena, britma e shpërthime – pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian

Sirena, britma e shpërthime – pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, që është vrarë sot në orët e para të mëngjesit në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane në Irak, është identifikuar bazuar në një unazë që e kishte në gisht, pasi trupi i tij është hedhur në erë, ka bërë të ditur një politikan i paemëruar irakian për AP.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga vendi ku është kryer vrasja e gjeneralit iranian. Në një video shihen veturat duke u djegur pas sulmit ajror amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, transmeton Telegrafi.


Në këtë sulm është vrarë Qassem Soleimani, e gjykuar nga pamjet e publikuara më poshtë shihet një skenë kaotike, sirena të shumta dhe britma dëgjohen në veçanti ato të grave pas shpërthimit të fuqishëm.

Detaje të reja rreth sulmit ndaj Soleimani: Raketat nga droni e shkatërruan veturën ku ndodhej, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth sulmit ndaj Soleimani: Raketat nga droni e shkatërruan veturën ku ndodhej, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë

Një zyrtar i lartë i sigurisë irakiane ka deklaruar se sulmi me dron ka ndodhur jo larg zonës ku kryhen transportimet e mallrave në aeroport, pasi Suleimani pak qaste më herët kishte dalë nga aeroplani dhe i është bashkuar Abu Mahdi al-Muhandis, komandantit të forca pro-iraniane në Irak të njohur ndryshe si PMF.

Dy zyrtarë të PMF-së, kanë bërë të ditur se trupi i Soleimanit është copëtuar në shpërthim dhe se nuk kanë arritur ta gjejnë as trupin e Al-Muhandisit. E në konvoj janë vrarë edhe shtatë persona në mesin e tyre edhe dhëndri i gjeneralit iranian Soleimani, raporton Bild.

Disa raketa goditën aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, që gjendet në afërsi të bazave amerikane dhe atyre irakiane. E nga ky sulm kanë marrë flakë disa vetura, ndërkaq të gjitha fluturimet janë anuluar për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori