Problemet e banorëve të fshatit Koshtovë të Mitrovicë, lidhur me deponinë e mbeturinave që gjendet në këtë fshat kanë filluar qysh në vitin 1998, kur pushteti i atëhershëm serbë kishte vendosur këtë deponi, megjithëse banorët e kundërshtuan një gjë të tillë.
Legalizimi i deponisë u bë në vitin 2002, kur KFOR-i danezë kishte matur jetëgjatësinë e saj, duke e legalizuar këtë me një afat prej 15 vitesh.
Kjo deponi sipas banorëve nuk i përmbushë as kushtet minimale të mirëmbajtjes, ishte e legalizuar deri në vitin 2017, ndërsa ende është aty, e pakontrolluar, madje nuk ka asnjë iniciativë që dikush ta mirëmbajë apo ta mbyll tërësisht.
Banorët e fshatit Koshtovë dhe fshatrave rreth tij janë ankuar tash e një kohë të gjatë për dëmet që po shkakton deponia ilegale e mbeturinave, por deri më tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë.
Ekziston rreziku që në Koshtovë të kontaminohet edhe uji i pijshëm, pasi gypat e ujit përmes së cilëve 200 familje të fshatit Koshtovë furnizohen me ujë të pijshëm, kalojnë përmes kësaj deponie.
Kështu thotë banori i këtij fshati, Nexhmedin Hajredini, i cili shprehet se askush nuk iu është përgjigjur kërkesave të banorëve për menaxhimin e kësaj deponie.
“Për gjatë kësaj deponie përshkon edhe gypi i ujit i cili furnizon me ujë 200 familje të këtij fshati. Aty ekziston mundësia që të ketë rrjedhje të këtyre mbeturinave dhe uji që ne e përdorim të jetë i kontaminuar. Edhe për kundër reagimeve tona dhe përpjekjeve tona të shumta që këtë deponi ta sensibilizojmë dhe të mirëmbahet në shpesh here kemi paraqit kërkesa në organet lokale dhe republikane, kemi pas kërkesa edhe në Ministrinë e Ambientit që kjo deponi të kontrollohet, kanë qenë të kota, askush nuk është marrë. Në lagje, veçanërisht në lagjen Hajredini ekzistojnë me sëmundje kronike me sëmundje të zemrës e të frymëmarrjes edhe kjo parqet vështirësi sepse është e pamundur që banorët e kësaj lagjeje të dalin në oborret e tyre dhe ta shijojnë ajrin e pastër, sepse mbeturinat e erërat që kundërmojnë nga kjo deponi është e paimagjinueshme çfarë dëme shkaktojnë”, shprehet Hajredini.
Edhe Arjeta Miftari nga KDI, thotë se kanë mbajtur takime me banorë e zyrtarë të komunës në lidhje me problemet që shkakton kjo deponi, por që sipas saj as pas dy takimesh që i realizuan në vitin 2017 dhe në vitin 2018, askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë.
“Ne si KDI, e kemi trajtuar çështjen e deponisë regjionale të mbeturinave në dy takimet që i kemi pasur me banorët dhe zyrtarët komunal të komunave regjionale për të cilat edhe është përgjegjëse kjo deponi për mbledhjen e mbeturinave. Fillimisht në dhjetor e kemi mbajtur një takim me banorët dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka i cili aso kohe u patë zotu që prej janarit do të bëj përpjekje që ta fus nën menaxhim kontrollimin dhe mirëmbajtjen e kësaj deponie. Normalisht kanë kaluar disa muaj dhe kjo deponi nuk është mirëmbajtur me çka edhe e ka zgjeru pakënaqësinë e qytetarëve, andaj ne në maj të vitit 2018 e kemi trajtu përsëri këtë çështje”, tha Miftari.
Sipas Nexhmedin Hajredinit, përveç Koshtovës, probleme shkaku i kësaj deponie kanë edhe fshatrat rreth tij, kjo pasi mbeturinat që hidhen aty janë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe mbeturinat medicinale dhe ato shtazore.
“Deponia paraqet telashe të mëdha për banorët e këtij fshati, por jo vetëm të fshatit Koshtovë, por edhe fshatrat tjera përreth që gravitojnë. Në këtë deponi hidhen sende që nuk mundet t’i merr me mend njeriu, hidhen mbeturinat shtazore, hidhen barnat, materialet inerte pa kontrollin e askujt. Por çka është më e keqja kjo deponi nuk mirëmbahet”, u shpreh Hajredini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos