LAJMI I FUNDIT:

Ligj për ruajtjen e gjuhës shqipe, prioritet i ASHSH-së për vitin 2020

Ligj për ruajtjen e gjuhës shqipe, prioritet i ASHSH-së për vitin 2020
Ilustrim

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për vitin 2020 do të ketë prioritet edhe gjuhën shqipe.

“Dikur populli shqiptar ka qenë analfabet, por fliste bukur, ndërsa sot njerëzit kanë shumë diploma dhe flasin keq”. Këtë shqetësim ngre akademiku edhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, teksa thotë se duhet më shumë kujdes për ruajtjen e gjuhës shqipe, veçmas nga institucionet në vend. Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, e cilëson si një nga prioritetet e institucionit që ai drejton, për vitin 2020, hartimin e një fjalori të plotë për gjuhën shqipe dhe të një ligji që ta mbrojë atë.

Prej 15 vitesh gjuha shqipe nuk ka një fjalor të ri. Fjalori i fundit i Gjuhës Shqipe, me rreth 48 mijë fjalë është botuar në vitin 2006 nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, që asokohe ishte në varësi të Akademisë së Shkencave.


Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori