LAJMI I FUNDIT:

Karius mund të rikthehet te Liverpooli – Besiktasi refuzon ta paguajë shumën e transferimit

Karius mund të rikthehet te Liverpooli – Besiktasi refuzon ta paguajë shumën e transferimit

Loris Karius pritet të rikthehet te Liverpooli, pasi aktualisht është në huazim te Besiktasi.

Fanatik raporton se skuadra turke nuk është e gatshme që të paguajë dhjetë milionë euro për transferimin permanent të portierit gjerman.


Jurgen Klopp nuk dëshiron që ta rikthejë bashkëkombësin e tij te The Reds, sidomos pas asaj çfarë kishte bërë në finale e humbur ndaj Real Madridit.

Karius po rikthehet te Liverpooli
Lexo po ashtu Karius po rikthehet te Liverpooli

26-vjeçari do ta mbyllë huazimin te Besiktas për t’u rikthyer më pas në Anfield, por jo edhe për shumë gjatë.

Skuadra angleze do të aktivizohet që ta shesë menjëherë atë, gjersa pret një shumë prej dhjetë milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/