LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia

Grupi terrorist Al Shabab ka kryer një sulm ndaj një baze ushtarake amerikane në Kenia.

Sipas informacionit fillestar, me këtë rast janë vrarë një ushtar amerikan dhe dy kontraktues të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, raporton NBC.


Sipas mediave të huaja, Al-Shabab është i lidhur me rrjetin terrorist Al-Kaidën dhe ky është sulmi i parë i grupit kundër forcave amerikane në Kenia.

Vendi i sulmit, Manda Bay Airfield, është përdorur nga forcat amerikane për të siguruar trajnime dhe mbështetje kundër terrorizmit për partnerët në Afrikën Lindore, si dhe për të mbrojtur interesat e SHBA-së në zonë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e shokëve tanë të ekipit që humbën jetën sot”, tha gjenerali i ushtrisë amerikane Stephen Townsend.

“Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe Al-Shabaab i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori