LAJMI I FUNDIT:

Tom Pope vazhdon me ironizome ndaj John Stones: Isha gabim, tani them se do t’i shënoja 50 gola në sezon nëse luaj ndaj anglezit çdo javë

Tom Pope vazhdon me ironizome ndaj John Stones: Isha gabim, tani them se do t’i shënoja 50 gola në sezon nëse luaj ndaj anglezit çdo javë

Sulmuesi i Port Vale,  Tom Pope ka vazhduar të ironizojë mbrojtësin anglez të Manchester Cityt, John Stones.

34-vjeçari anglez gjatë verës ishte bërë viral në rrjetet sociale duke kritikuar mbrojtësin e Cityt për paraqitjet e tij sidomos me Anglinë.


Pope në atë kohë kishte shkruar se e di që lojtari është disa herë më i mirë dhe paguhet më shtrenjtë se ai, por nëse do luante çdo javë ndaj tij do t’i shënonte 40 gola në sezon.

Tha se do të shënonte 40 gola nëse do luante çdo javë kundër Stones, Tom Pope shënon ndaj Cityt dhe bëhet viral në internet
Lexo po ashtu Tha se do të shënonte 40 gola nëse do luante çdo javë kundër Stones, Tom Pope shënon ndaj Cityt dhe bëhet viral në internet

Dje (e shtunë) të dy lojtarëve i ra fati të luajnë ndaj vete kur klubet e tyre u ndeshen në 1/32-të e Kupës FA, ku City fitoi me rezultat 4-1.

Megjithatë, goli i vetëm i Port Vale erdhi pikërisht nga Pope, i cili fitojë një duel ajror pikërisht ndaj Stones duke mbajtur premtimin e tij se do të shënonte nëse do ta kishte kundërshtar.

Pas ndeshjes, tifozë të shumtë uruan Popen për mbajtjen e premtimit, ndërsa në mbrëmje vonë, sulmuesi u përkujdes t’ju përgjigjet përsëri me anë të një postimi ironizues në profilin e tij në Twitter.

“Më vjen keq nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve. Unë thjesht do të doja të them se kam qenë plotësisht gabim dhe jashtë funksionit kur thosha se do të shënoja 40 në sezon ….. është më shumë si 50 të”, ka shkruar Pope. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori