LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Pestovë, tre të lënduar

Aksident në Pestovë, tre të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë.


Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai./Telegrafi/