LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë

Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj, i dyshuari për dy raste grabitje me armë dhe një rast tentim grabitje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin E.M. si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë, transmeton Telegrafi.


“I dyshuari, E.M. (m/sh/k 19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori