LAJMI I FUNDIT:

Humbën jetën dy persona, publikohet videoja e aksidentit në Tiranë

Humbën jetën dy persona, publikohet videoja e aksidentit në Tiranë

Ditën e sotme është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona. Dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua.

Bëhet me dije, se një nga personat që humbi jetën në aksidentin e sotëm është identifikuar si Erion Balla, 36 vjeç, ndërsa gruaja është identifikuar me inicialet H.S. 72-vjeçe.


Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Xhamlliku”. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, të cilët gjithashtu kanë pësuar lëndime. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar prej një nga automjetet e përfshirë në aksident.

Ndërkohë, janë publikuar dhe pamjet të cilat janë kapur nga kamerat e sigurisë që ndodhen në atë zonë. Siç shihet në video, Golf-i i pret rrugën automjetit tjetër duke i prishur ekuilibrin. Nga pamjet duket se si automjeti tjetër del nga rruga dhe më pas përplas dy këmbësorët për vdekje. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori