Pagestat rrugore në Maqedoni tejet të shtrenjta, kush dhe sa kilometra autostradë ka në rajon?
![Pagestat rrugore në Maqedoni tejet të shtrenjta, kush dhe sa kilometra autostradë ka në rajon?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/08/Pikëpagesa-780x439.jpg)
Pagesat rrugore në vendet e rajonit janë shumëfish më të shtrenjta se në vendet më të pasura evropiane. I hulumtuam çmimet e pagesave rrugore për automjetet udhëtimi në autostradat e vendeve të rajonit.
“Për 10 kilometra të kaluara në Bosnjë dhe Hercegovinë do të paguani nga 0.48 deri në 0.60 cent. Në Kroaci këto kilometra do t’ju kushtojnë 0.64 cent, kurse në Serbi 0.33. Në vendin tonë, nëse kaloni 10km do të duhet të paguani 0.75 cent, respektivisht 30 denarë”, Jovica Paunoski, gazetar.
Maqedonia është i vetmi vend ku pagesat rrugore kanë çmime të ndryshme varësisht nëse e bëni pagesën në denarë apo në euro. Në Kosovë, përdorimi i autostradës ende nuk paguhet, kurse Mali i Zi është në pritje që të shtrohen kilometrat e para të autostradës.
Sllovenia përdor një sistem pagese me vinjeta-ngjitëse të cilat blihen në pikë-pagesën e të cilat vlejnë për një periudhë të caktuar kohore. Vinjeta (për automjete të larta deri në 1.3 metra dhe të rënda deri në 3.5 tonë) kushton 15 euro për 7 ditë, 30 euro për 1 muaj, kurse vinjeta vjetore kushton 110 euro. Sistemet për vinjetat ende po funksionojnë në Austri, Çeki, Hungari, Sllovaki dhe Zvicër. Autostrada paraqet klasë më të lartë të komunikacionit, kurse ndërtimi i tyre është një tregues i rëndësishëm për zhvillim të një vendi.
“Nëse i analizojmë autostradat e Ballkanit Perëndimor mund të marrim përfundim se dallimet janë domethënëse nga vendi në vend. Kroacia është e para me 1.314km autostradë, pas saj vijon Serbia me 962km, Sllovenia me 693km, pastaj Maqedonia me 242km, Bosnja dhe Hercegovina me 208km, Kosova me 170, kurse Mali i Zi ende i pret kilometrat e para të autostradës”, Jovica Paunoski, gazetar.
Sipas analizave të bëra, duke e llogaritur dendësinë e rrjetit të autostradës për një metër katror, më shumë autostradë ka në Slloveni, pastaj në Kroaci, Kosovë, Serbi, Maqedoni, kurse në vend te fundit radhitet Bosnja./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Seanca-e-Kuvendit-per-bisedat-Mimoza-Kusari-me-Milan-Radojiciqin-foto-Ridvan-Slivova-80-780x439.jpg)
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
![Mbyllen të gjitha vendvotimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Mbyllen të gjitha vendvotimet
![Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Vlora-Citaku-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739125932563-780x439.jpg)
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi