Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish – luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, në kino – teatrin “Jusuf Gërvalla”, është mbajtur akademi përkujtimore.
Në mesin e shumë bashkëluftëtarëve, figurave politike, sportive, artistike dhe qytetarëve nga ana e mbanë trojeve shqiptare, të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar vellai i Avniut, Adnani, i cili ka thënë se prezenca e shumtë në këtë akademinë tregon sipas tij, punën dhe rrugëtimin e Avniut.
“Prezenca e shumë njerëzve këtu tregon rrugëtimin e Avniut. Ne si njerëz kur na jepet mundësia me jetu kemi disa obligime dhe detyrime, e ajo është të jetojmë dhe punojmë ndershëm. Kjo është e vetmja që mbetet pas nesh. E tillë ishte jeta e Avnisë, puna, kontributi që nga vitit 1997”, ka shtuar Adnani.
Ai falënderuar familjen Haradinaj për mundësinë që trupi i Avniut të prehet në kompleksin memorial në Gllogjan, së bashku sipas tij, me Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.
Më një fjalë rasti të pranishëme i është drejtuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Avni Hysenit, duke theksuar se ai përveç luftës në Kosovë, ishte sipas tij, prej luftëtarëve të orëve të para në luftën e shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovën Lindore.
“Ne që jemi gjallë e kemi obligim me i nderu të gjithë sakrificën e luftëtarëve, e kemi për obligim t’i nderojmë, respektojmë dhe t’ua ruajmë amanitin, duke e ruajtur vendin tonë. Ne do te jemi këtu, jo vetmë ne, por do të jenë edhe brezat që do të vinë”, ka shtuar Haradinaj.
Akademinë e kanë përshendetur edhe pjesëtarët e brigadës së UÇK-së, “Rugova 136”, të cilët kanë dhënë vlerësim maksimal për të si luftëtarë dhe familjen e tij, e cila sipas tyre, vazhdimisht i kishte shërbyer kauzës të kombit shqiptar.
Bejtullah Bejtullahu, përfaqësues i Organizatës së Vetëranëve të Luftës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, ka përshendetur të pranishmit në akademinë përkujtimore, ku ka theksuar se Avniu iu bashkua luftës në Kosovën Lindore për t’i ndihmuar shqiptarëve atje, pas dhunës dhe represionit që po iu bëhen atje.
Sipas tij, Avniu nuk hezitoj ta vesh uniformën popullit atje, që po përjetonte atë që kishte përjetuar populli i Kosovës pak më parë.
“Avniu ndërroi jetë, ai fizikisht nuk është në mesin tonë, por vepra e tij do të mbetët e gjallë, ne do ta nderojmë veprën e tij, familjen Hyseni dhe të gjithë ata trima që iu bashkuan shqiptarëve në atë pjesë. Për të folur për Avniun nuk mjaftojnë minutat, pasi në ditët e vështira bëri vepra të mëdha. Mburremi që e patëm një trim krah për krah nesh. Edhe familjat mburret, sepse patën çka t’i japin atdheut”, ka shtuar Bejtullahu.
Ndryshe, Avni Hyseni ka ndërruar jetë një vit më parë, pasi kishte një komplikim shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe