LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump kërcënon Iranin pas sulmit në ambasadën amerikane në Bagdad

Donald Trump kërcënon Iranin pas sulmit në ambasadën amerikane në Bagdad

Protestuesit janë grumbulluar për të dytën ditë radhazi përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin irakian të mërkurën.

Forcat e sigurisë në ambasadën amerikane në Bagdad përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e udhëhequr nga milicia pro-iraniane pranë kompleksit diplomatik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se nuk është ide e mirë për Iranin që të përshkallëzojë armiqësitë në një luftë me Shtetet e Bashkura.


“Nuk mendoj se është ide e mirë për Iranin. Nuk do të zgjaste shumë. Unë dua paqe. Irani duhet të dojë paqen më shumë se kushdo. Nuk e shoh se mund të ndodhë gjë. Nuk e mendoj se Irani do që të ndodhë diçka. Do të përfundonte me shpejtësi.”

Presidenti postoi në rrjetet sociale se do të mbante përgjegjës Iranin për çdo dëmtim në objektet amerikane. Ai shkroi se “ata do të paguajnë një çmim shumë të madh. Ky nuk është paralajmërim. Është kërcënim”.

Udhëheqësi amerikan foli të martën me Kryeministrin Adel Abdul Mahdi të Irakut lidhur me nevojat për të mbrojtur personelin dhe objektet amerikane në Irak. Gjatë komenteve për shtypin, zoti Trump falenderoj qeverinë irakiane duke thënë se kishin vepruar mirë.

Pentagoni po dërgon 750 trupa shtesë në Lindjen e Mesme në atë që Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper e quajti si veprim të duhur dhe parandalues. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Kalo në kategori