LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, një shqiptar me probleme mentale sulmon me thikë një serb, arsyet të panjohura

Gjilan, një shqiptar me probleme mentale sulmon me thikë një serb, arsyet të panjohura

Të hënën në fshatin Cërrnicë të Gjilanit, një person – me kombësi shqiptare – për arsye të panjohura e ka goditur me thikë një person tjetër me kombësi serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi që ka sulmuar ka probleme mentale.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas perpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/