LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i kryetarit të Kamenicës, Gëzon Kastrati thotë se po akuzohet për vepër terroriste sa ishte në Vetëvendosje

Vëllai i kryetarit të Kamenicës, Gëzon Kastrati thotë se po akuzohet për vepër terroriste sa ishte në Vetëvendosje

Ish-kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate, Gëzon Kastrati, i cili është vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, është njoftuar se ndaj tij dhe ndaj dy personave të tjerë është ngritur aktakuzë për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Kastrati, përme një postimi në rrjetin social Facebook. deklaroi se bashkë me të janë duke u akuzuar edhe me Korab Korça, ish-aktivist i VV-së, tash në PSD dhe Çlirim Gërbeshin, aktivist i VV-së.

Ai tregon se depotë e Vetëvendosjes ishin bastisur nga Policia më 1 shtator të vitit 2016, dhe thotë se nuk po e kupton se si ndodhi që pas tri vitesh, brenda dy muajve, të intervistohen e të njoftohen se u është ngritur aktakuza.


Postimi i plotë i Kastratit:

“Sot pranova nje telefonate nga Prokuroria Speciale dhe u njoftova qe na eshte ngritur nje aktakuze per vepren “Pergatitja e veprave terroriste ose veprave penale kunder rendit kushtetues dhe sigurise se Republikes se Kosoves”

Bashke me Korab Korça (ish aktivist i VV-se, tash ne PSD) dhe Çlirim Gërbeshin (aktivist i VV-se) po akuzohemi per “Pergatitje te Vepres Terroriste”, kinse ne kemi pergatitur 648 koktej mollotovi qe jane “gjetur” ne depon e VV-se.

Me nje shpejtesi te papare, per rreth 2 muaj (edhe pse “provat” ishin te gatshme 3 vite me pare) jemi ftuar nje here nga policia dhe nje here nga prokurori per tu deklaruar dhe sot e kuptum qe na eshte ngritur aktakuze edhe pse zyrtarisht nuk na eshte kumtuar ende. Pra Gjykata as nuk na ka komunikuar gojarisht e as nuk na e ka derguar me shkrim njoftimin per ngritje te aktakuzes ndersa prokuroria na ka njoftuar qe mund ta marrim dosjen.

Spektakli policor ne depot e VV-se pati ndodhur me 1 shtator te vitit 2016, diten e protestes kunder Ratifikimit te marreveshjes per Demarkacion me Malin e Zi, 2 dite pas arrestimit nen akuzen per terrorizem te Astrit Deharit, Adea Batushes, Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Frasher Krasniqit dhe Petrit Ademit per kinse sulm ndaj Kuvendit te Kosoves.

Per qe eshte proces gjyqsor me prapavije politike jam i bindur. Thjeshte nuk po e kuptoj kohen dhe shpejtesine e trajtimit te kesaj lende te para 3 vitesh.

Nuk po e kuptoj a na eshte veshur kjo akuze per shkak te angazhimit politik te atehershem apo te sotshem?!

P.s. Paralelisht me zbulimin e motiveve te ketij procesi, lehtesisht do e vertetojme edhe pafajsine tone” (sic.), ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori