LAJMI I FUNDIT:

Merovci publikon video të Rugovës në Serbi: Pavarësi për Kosovën në mes të Beogradit

Merovci publikon video të Rugovës në Serbi: Pavarësi për Kosovën në mes të Beogradit

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka paraqitur fakte interesante të Rugovës, të vitit 1998.

Përmes një shkrimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur një video-incizim, Merovci, ka treguar për paraqitjen publike të Rugovës, në Beograd, ku ka thënë se ishin të pranishëm rreth 100 gazetarë.

Merovci ka treguar se takimi ishte iniciuar dhe organizuar nga Ambasada Amerikane në Beograd dhe me kërkesë të Ambasadorit HOLLBRUK drejtuar delegacionit të Kosovës.


“Veç fakte! Kujtesë institucionale! Pavarësi për Kosovën në mes të Beogradit (1998)! Në mes të Beogradit në një paraqitje publike për media ku ishin të pranishëm rreth 100 gazetarë pas takimit të inicuar dhe organizuar nga Ambasada Amerikane në Beograd dhe me kërkesë të Ambasadorit HOLLBRUK drejtuar delegacionit të Kosovës të prirë nga Presidenti RUGOVA, i shoqëruar nga: Fehmi AGANI, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi”, ka shkruar ai.

Më tej ka paraqitur deklaratën e Rugovës për pavarësi.

“Ky ishte hapi i parë i zgjedhjes së çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit për pavarësi”! Video nga arkivi im: Beograd, 15 maj 1998”, ka shkruar Mervoci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori