LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë mbështet marrëveshjen kolektive dhe propozimi ligjin për Kulturë

Qeveria e Maqedonisë mbështet marrëveshjen kolektive dhe propozimi ligjin për Kulturë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Informatën me të cilën, ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, i jepet autorizimi për të nënshkruar marrëveshjen kolektive në kulturë, ndërsa Ministria e Financave është e detyruar t’i sigurojë mjetet për këtë dedikim, më së voni deri më 1.07.2020, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

Përveç kësaj, Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim-ligjit për realizimin e interesit publik në kulturë, me çka ai mund të propozohet në procedurë të mëtutjeshme të miratimit nga Kuvendi i RMV-së.

“Ligji i ri për kulturë do të miratohet pas 20 vitesh dhe pas 16 ndryshimesh të tekstit në periudhën e kaluar, ndërsa me të pritet të kontribuohet në avancimin dhe zhvillimin e realizimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, avancimin e bazës juridike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, tejkalimin e problemeve aktuale në fushën, barazinë e artistëve pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike, gjinisë, në krijimin e kulturës duke u mundësuar të drejta të barabarta të garantuara me ligj”, thonë nga Ministria./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori