Në Durrës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në shkallën DS3 (nevojë për përforcim strukturor dhe meremetim tërësor muraturash të dëmtuara), bazuar mbi projekte të financuara nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara vetëm mbi standardet e EUROCOD-it.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama inspektoi sot nga afër një nga pallatet në Durrës që po rikonstruktohet.
Teksa ka parë nga afër situatën, kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi , kryetari i bashkisë së Durrësit, Zhylien Varfi, bisedoi dhe me inxhinierët që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit, si dhe grupet e punës në terren.
Ministri Çuçi tha se është godinë 6-katëshe që ka pasur dëmtime mesatare.
“Në këtë pallat jetojnë 40 familje. Dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt. Në Durrës kemi numrin më të madh të pallateve, me vlerësimin e dëmtimeve DS3 dhe DS2”, tha ai, raporton TCH.
Ndërsa inxhinieri që po ndjek punimet tha se “po përforcojmë kolonat, që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm, si dhe kemi përfunduar ashensorët”.
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Varfi , theksoi se deri tani janë bërë 39 aplikime, janë në shqyrtim 13 të tjera dhe 12 janë refuzuar sidomos për mungesë të informacionit në projekt”.
Ai tha se deri tani në Durrës janë 900 familje që e kanë bonusin e qirasë. Ndërsa të miratuar kemi tre lista, 1310 e dyta dhe 2553 që kemi kaluar listën e fundit.
Kryeministri Rama u shpreh se ka rëndësi që njerëzit që presin të hyjnë në këto godina të shohin si bëhet kjo punë dhe pse këto godina dalin më të forta pas tërmetit dhe nuk kanë asnjë lloj problem”.
“Është psikologjike. Kushdo që të ishte edhe unë apo ju të ishit nuk e fusnit familjen në një shtëpi ku mendon se do të këputen kolonat”, tha Rama.
Rama sqaroi se dëmtimet e vlerësuara DS3, DS2 dhe DS1 janë ato më të lehta.
Ministri Çuçi tha se në Durrës me DS3 janë vlerësuar 153 pallate nga 4 deri mbi 10 kate.
Qeveria po vijon punën edhe për ndërtimin e zonave të reja të banimit, si edhe për shtëpi më të mira në fshat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë