LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike thonë se vendi është në prag të zgjedhjeve të reja

Njohësit e çështjeve politike thonë se vendi është në prag të zgjedhjeve të reja

Njohësit e çështjeve politike thonë se nëse Vetëvendosje e LDK nuk arrijnë një ujdi për bashkëqeverisje, vendi edhe mund të shkojë në zgjedhje. Por, siç thonë ata, para shkuarjes në zgjedhje duhet të shterohen afatet ligjore.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pa një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk e përjashton mundësinë që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, thotë se dështimi eventual për arritjen e një marrëveshje mes VV-së e LDK-së, hap rrugën që vendi të shkojë në zgjedhje.


“Nëse dështon arritja e marrëveshjes edhe në herën e parë edhe në të dytën mes LDK-së dhe LVV-së mendoj se jemi në rrugë që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pozicionimet e dy partive janë në këtë drejtim. Ato janë duke u përgatitur për zgjedhje të ardhshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Vela.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë  se duhet të shterohen disa afate, para se vendi të shkojë në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

“Në radhë të parë ne bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti dhe koalicioni apo partia që ka fituar zgjedhjet duhet të provojnë të gjejnë mandatarin e parë për kryeministër të vendit. Nëse dështon kjo provohet edhe një mundësi e dytë. Nëse edhe kjo dështon atëherë nuk mbetet gjë tjetër pos vendi të shkojë edhe njëherë në zgjedhje. Brenda 40 ditëve Kosova mund të dijë nëse kemi qeveri apo vendo do të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Ehat Miftaraj.

Vetëvendosje e LDK nuk arritën që të bëjnë marrëveshje për koalicionin qeverisës, para konstituimit  të Kuvendit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori