Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për ditën e sotme, në të cilin parashihej që Albin Kurti të mandatohej për formimin e Qeverisë.
Këtë për Telegrafin e kanë bërë të ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, është thënë nga kjo parti.
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e ftuar në një takim.
Në shkresën zyrtare është bërë e ditur se takimi do të mbahet gjatë ditës së sotme në orën 13:30, në kabinetin e Presidentit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shemben skelet – dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251