LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Chiron Hermes Edition me dukje shumë elegante, tregon se pritja për të ia ka vlejtur

Bugatti Chiron Hermes Edition me dukje shumë elegante, tregon se pritja për të ia ka vlejtur

Ishte kërkuar para tri vitesh dhe pas një punë të gjatë, kjo hiper-makinë me dukje shumë elegante më në fund është gati

Për një klient, që është në gjendje të shpenzojë miliona për hiper-makina, duhet dhe do duhej, që të shpenzonte edhe një shumë të caktuar parash, për ta bërë sa më personale, transmeton Telegrafi.

Afaristi Manny Khoshbin, që nuk heziton të shpenzojë për makinat e tij super luksoze, që janë tërësisht të personalizuara, njëjtë sikurse edhe ky Bugatti Chrion.


Modifikimi Hermes Edition, ka bërë që ky të jetë i vetmi i këtij lloji dhe pas tri vitesh që ka nisur të përpunohet, tregon se pritja për të ia ka vlejtur, sepse ka nivel të lartë luksi.

Fillimisht, duket si një Bugatti i zakonshëm me ngjyrë të bardhë, por janë përfundimet me shumë kujdes, që e bëjnë shumë të veçantë.

Ngjyra është gjëja e parë, që është nuanca Hermes Craie, e cila ngjanë shumë më shkumësin apo ngjyra e qiriut. Kjo përfshinë pjesën e pasme që është e pazakontë, pjesët metalike të rrotave, si dhe tavanin e zgjatur.

Grilli është i mbushur me një metal të përbërë nga shkronja H, kurse e gjithë tapiceria e pjesës së brendshme është nga materiali me figura kuajsh nga Hermes, të punuar me bazë kashmiri.

Të njëjtin modifikim, nuk pritet ta shohim edhe në modele tjera, ndërsa deri më tani mund të shihet vetëm si pjesë e këtyre fotografive.

Javën që vjen, Khoshbin pritet ta prezantojë koleksionin e tij milionësh të veturave, ku krahas këtij Bugatti janë edhe disa McLaren, Koenigsegg si dhe një Porsche 935. /Telegrafi/