LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Deçan

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Deçan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth personit i cili u gjet sot i vdekur në Deçan.

“Ju njoftojmë se më datën 25.12.2019 rreth orës 15:17 Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person gjendej i vdekur.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me Prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.


Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B. lindur në vitin 1972, kishte ndërruar jetë nga arma e zjarrit të cilën dyshohet se e ka përdorur për t’i shuar jetën vetës. Arma e gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për tu ekzaminuar”, thuhet në njoftimin për media.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pa jetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për tu dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë .

Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori