LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani shprehet optimist se Kuvendi do t’i tejkalojë bllokimet

Bujar Osmani shprehet optimist se Kuvendi do t’i tejkalojë bllokimet

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke komentuar deklaratën e Zoran Zaevit se është e mundur që të mos japë dorëheqje nëse opozita i pengon ligjet e rëndësishme për qytetarët, tha se është herët të bisedohet për qëndrime të tilla ekstreme, për shkak se është ende në fazën e koordinimit mes partive politike.

Osmani u shpreh optimist se do të tejkalohet gjendja në Kuvend dhe se nuk do të ketë nevojë për anulim të zgjedhjeve që janë caktuar më 12 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Është herët të bisedojmë për qëndrime të tilla ekstreme për shkak se ende jemi në fazën e koordinimit mes partive politike. Koordinim të tillë po zhvillohet sot edhe me LSDM, me OBMR-PDUKM me BDI se si të tejkalohet ky bllokim në miratimin e ligjeve në Kuvend deri në fund të këtij viti. Mendoj se partitë politike duhet t’i tejkalojmë këto qëndrime partiake dhe të përfundojmë në mënyrë të suksesshme këtë agjendë të Kuvendit dhe të vazhdojmë sipas marrëveshjes që është arritur”, theksoi Osmani.

Ndryshe, kryeministri Zaev njoftoi se nuk do të japë dorëheqje nëse nuk miratohen ligjet e rëndësishme për qytetarët ndërsa opozita maqedonase tha se e gjithë kjo ndodh për shkak se Zaev dëshiron të ikë nga përgjegjësia dhe nga zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori