LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Nuk ndalojmë derisa sa t’i përfshimë të gjithë nxënësit në arsim parashkollor

Carovska: Nuk ndalojmë derisa sa t’i përfshimë të gjithë nxënësit në arsim parashkollor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe kryetari i Komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski sot morën pjesë në nisjen e ndërtimit të çerdhes së re në vendin e quajtur Miladinovci.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar të punojmë në përfshirjen e fëmijëve në arsim parashkollor për 50%”, tha Carovska duke shtuar se nuk do të kemi ndalje deri sa të përfshihen 100% e fëmijëve.

Carovska tha se për vitin e ardhshëm ndamë 105 milionë denarë dhe se gjatë dy viteve të kaluara janë investuar mbi 180 milionë denarë dhe janë siguruar 15 milionë euro nga Banka Botërore për ndërtimin e çerdheve.


Përveç që rriten kapacitetet, Carovska thotë se po përmirësohen edhe programet edukative dhe përforcohen kuadrot që kujdesen për fëmijët dhe se vetëm në vitin e fundit, pagat e të punësuarve në çerdhe janë rritur për 21%./Telegrafi/