LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me ne vazhdon të rritet paga mesatare, për dy vite e gjysmë e rritëm në 25.726 denarë

LSDM: Me ne vazhdon të rritet paga mesatare, për dy vite e gjysmë e rritëm në 25.726 denarë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare për muajin tetor është 25.726 denarë. Kjo është rritje prej 3.7% apo për mbi 900 denarë më shumë se të njëjtin muaj një vit më parë kur paga mesatare ishte 24.817 denarë”.

“Në krahasim me OBRM-PDUKM-në për dy vite e pesë muaj, nga dhjetori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2017 arriti të rrisë pagën mesatare vetëm për 482 denarë”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se në kohën e regjimit paratë shkonin te xhepat e familjes dhe kanë përfunduar në përmendore dhe barok të rremë.


“Për këtë shkak paga mesatare thuajse nuk rritej. Për këtë shkak paga minimale me vite ishte ngrirë në 9.000 denarë”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, tani paratë përfundojnë te qytetarët dhe se nga ky muaj, paga minimale është rritur në 14.500 denarë që është rritje për 5.500 denarë nëse krahason me, siç thonë nga LSDM, qeverisjen e OBRM-PDUKM-së.

“Këto janë rritje të mëdha të rëndësishme të pagës minimale dhe të pagës mesatare. Por ne nuk ndalemi këto, vazhdojmë t’i risim pagat në të gjithë sektorët. 92.000 qytetarë marrin paga më të mëdha përmes masës së subvencionimit të kontributeve për sigurim për ato kompani që i risin pagat deri në 6.000 denarë. Tashmë nga  janari dhe shkurti, i risim pagat në shëndetësi dhe arsim”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori