LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Tragjike lajmi për vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në Francë

Haradinaj: Tragjike lajmi për vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në Francë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar sot pas lajmit për vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në lum, në qytetin Montbrison, Loire të Francës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook iu ka shprehu ngushëllime familjarëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkruan Haradinaj.


Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë – nëna e tyre nuk mundi të bënte asgjë
Lexo po ashtu Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë – nëna e tyre nuk mundi të bënte asgjë

Për vdekjen e dy fëmijëve në Francë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, dy fëmijë nga Kosova të martën kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në një lumë, buzë të cilit kishin qenë duke luajtur në prani të nënës së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy viktimat, vëllai dhe motra, kanë lindur në vitin 2014 përkatësisht 2017.

Dhe siç thuhet më tej, tragjedia ka ndodhur në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut.

Një tragjedi e tillë thuhet të ketë ndodhur pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.

Nëna, në shok, është shtruar në spital, ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave. /Telegrafi/