LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen pensionistët e Shqipërisë për fundvit

Shpërblehen pensionistët e Shqipërisë për fundvit

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi gjatë një daljeje për mediat, menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, ka vendosur sa i takon shpërblimeve për pensionistët në fundvit.

Top Channel mëson se në mbledhjen tashmë të përfunduar është vendosur që të gjithë pensionistët të shpërblehen me 30 mijë lekë të vjetra.


Sot, para mbajtjes së mbledhjes në fjalë Rama tha se, “duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve” pasi “situata nuk është normale dhe dëmet nga tërmeti janë të mëdha”.

Po kështu, ditën e djeshme, gjatë mbledhjes me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u shpreh se, “nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë. Mirëpo jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e përgjithshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori