Në tryezën e Demokraci Plus (D+) lidhur me organizimin e ri të ministrive u tha Ministria e Integrimit Evropian mund të bëhet pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në kuptim organizativ dhe strukturor, por në kuptim funksional ka efekte negative në agjendën për integrime evropiane, ndërkaq, Ministria e Administratës Publike sipas funksioneve që ka nuk lidhet aspak me funksionet që ka Ministria e Punëve të Brendshme.
Visar Rushiti, analist i politikave në D+ prezantoi një analizë të shkurtër mbi efektet dhe pasojat e integrimit të këtyre dy ministrive duke dhënë opsione dhe rekomandime mbi elementet që duhet të merren parasysh nga Qeveria në akomodimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Ministria e Integrimeve Evropiane duhet të organizohet si agjenci ekzekutive me funksione koordinuese horizontale në kuadër të zyrës së kryeministrit. Ky opsion eliminon të gjitha efektet negative në agjendën për integrime evropiane që potencialisht mund të ketë integrimi i MIE në MPJ; Ministria e Administratës Publike duhet të mbetet ministri për shkak të funksioneve dhe rolin qendror që ka në reformën e administratës publike”, tha Rushiti.
Taulant Kryeziu, nga Vetëvendosja tha se pasi që të arrihet marrëveshja për koalicion me LDK-në do të bëhet publike edhe mënyra se si do të duken ministritë.
“Tash e kemi kuptuar se procesi integrimit bie mbi çdo ministri dhe jo vetëm në atë të MIE. Janë 3 modalitete që unë dua t’i përmend sa i përket kësaj çështje. Është modaliteti i parë siç e ka Serbia dhe deri më tani e kishte edhe Kosova, pra të ketë Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Modaliteti i dytë është ai i Shqipërisë dhe Malit të Zi që Ministria e Integrimeve është bashkuar më atë të Punëve te Jashtme dhe e treta është siç e ka Bullgaria të veprojë në bazë të kryeministrit të vendi”, u shpreh Kryeziu.
Artan Çollaku, përfaqësues i Ministrisë së Integrimeve Evropiane theksoi se pse duhet të mbesë kjo ministri dhe të përforcohet roli i saj.
“E para: Vendimmarrja të jetë koherente, reformat të bëhen si reforma të brendshme; e dyta: Llogaridhënia ndaj BE-së të jetë e centralizuar; e treta: Komunikimi me akterë politikë, konsensus jo vetëm deklarativ, por edhe institucionet të ruajnë pavarësinë e tyre, qeveria të luaj rolin e saj në ndarje të resurseve. Ministritë të mos jenë të politizuara”, tha tutje Çollaku.
Naser Shamolli, përfaqësues i Ministrisë së Administratës Publike vuri në pah se ku duhet të bazohet elementi i riorganizimit të kësaj ministrie.
“Meqenëse vendimi është në dorën e partive fituese, duhet ta kemi parasysh një element, çka do të ndodh? Elementi i riorganizimit duhet të bazohet me konsekuencat ligjore sa i përket edhe stafit dhe këto procese nuk janë të thjeshta. MAP është gjithçka që nuk ka mundur të bashkohet diku tjetër”, tha Shamolli.
Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane u shpreh se ka fare pak diskutim se si do të duket zvogëlimi i ministrive.
“Deri tani kemi dëgjuar se do të kemi numër më të vogël të ministrive, por kemi shumë pak diskutim si do të duken këto shkrirje. Si do të shkrihen 3 departamentet ligjore, 3 sekretar permanent, zyrat, etj”, u shpreh ai.
Disa nga pikat kryesore të analizës së D+ janë:
Ministria e Integrimit Evropian mund të bëhet pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në kuptim organizativ dhe strukturor, por në kuptim funksional ka efekte negative në agjendën për integrime evropiane sepse e bënë atë pjesë të punëve të jashtme kurse agjenda për integrime evropiane në masë të madhe është agjendë e brendshme e reformave;
Po ashtu, ulet niveli i përgjegjësisë së ministrive (departamenteve për integrim evropian), komunave dhe institucioneve tjera në zbatimin e mëtejmë të obligimeve që dalin nga agjenda për integrime evropiane dhe kuadri profesional në MIE mund të shpërndahet nëpër departamentet e MPJ.
Ministria e Administratës Publike sipas funksioneve që ka nuk lidhet aspak me funksionet që ka Ministria e Punëve të Brendshme. Derisa MAP ka në fushëveprim shërbimin civil, organizimin dhe funksionimin e administratës, MPB ka të lidhur fushëveprimin e saj me rendin dhe sigurinë publike, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë